“Thyhet kutia, digjen fletët e votimit për…”; PD anulon zgjedhjet në Malësi të Madhe
Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale njofton se ka anuluar zgjedhjet në degën e PD të Malësisë së Madhe.
Në këtë degë të Pd u thye kutia votimit dhe më pas u dogjën fletët e votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar
Incidenti është shënuar ditën e sotme në Malësinë e Madhe gjatë votimit demokratëve për të zgjedhur kryetarin e kësaj dege.
Sipas “News24”, Kutia e votimit është thyer ndërsa janë djegur edhe fletët e votimit. Në garë në këtë degë kanë qenë tre kandidatë, Isa Ramaj, Fredi Sterkaj dhe Mimoza Rexhvelaj.
Ka qenë pikërisht kandidati Isa Rama që ka patur pretendime për disa parregullsi dhe më pas është shënuar incidenti.
Fraksion.com