Rama uron Macron për fitoren: Të mikpresim së shpejti në Shqipëri!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar fitoren Presidentit të rizgjedhur të Francës Emmanuel Macron.
Rama thotë në postimin e tij në “Twitter” se mezi pret Macron për një vizitë në Shqipëri.
Postimi i Edi Rama:
Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë.
Fraksion.com