Kancelarja gjermane uron Macron
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka uruar Emmanuel Macron-it për fitoren e tij.
“Përgëzime, urime, i dashur president @EmmanuelMacron. Votuesit tuaj kanë dërguar gjithashtu një angazhim të fortë në Evropë sot. Jam i lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!”
Marrëdhëniet franko-gjermane drejtojnë pjesën më të madhe të agjendës së Bashkimit Evropian dhe të dy liderët do të duhet të punojnë ngushtë në vitet e ardhshme për një sërë çështjesh, nga kriza e Ukrainës deri te rimëkëmbja ekonomike e Evropës.
Macron kishte një marrëdhënie të ngushtë me ish-kancelaren Angela Merkel, të cilën ai arriti ta bindte të mbështeste pjesën më të madhe të agjendës së tij evropiane.
Fraksion.com