“S’kam konflikte të hapura”; Tritol biznesit të efektivit të Shqiponjave
Tritoli i vendosur në biznesin e efektivit të Policisë, Hysen Gashi mbrëmjen e të premtes në fshatin Katund i ri të Durrësit dyshohet të ketë qenë një paralajmërim.
Për shkak të sasisë së vogël, fatmirësisht nuk pati dëme të mëdha dhe siç duket në pamje është dëmtuar vetëm qepeni.
54-vjeçari i cili rezulton të jetë pjesë e forcave Shqiponja i pyetur nga kolegët e tij që po kryejnë hetimet, ka mohuar të ketë konflikte të hapura me persona të tjerë.
Edhe familjarët mohojnë të kenë konflikte dhe nuk kanë dhënë emra peronash të dyshuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 kur dyshohet se sasia e tritolit u hodh në distancë nga një makinë në lëvizje.
Grupi hetimit nuk përjashton se shkak për vendosjen e lëndës plasëse të jetë bërë edhe detyra e 54-vjeçarit.
Fraksion.com