“Më tërhoqi nga shkallët dhe më bllokoi gojën mos bërtisja”; 15-vjeçarja denoncon tentativën për abuzim në shkollë
Një 15-vjeçare pretendoi në Policinë e Vorës se një i panjohur tentoi të abuzojë me të brenda në shkollë.
Nxënësja e një shkolle të mesme në këtë zonë u paraqit me prindërit në ambientet e policisë duke kryer kallëzimin në fjalë, teksa sipas policisë thënë për gazetën Si nga këqyrjet e deritanishme është konstatuar se nuk ka kamera sigurie dhe as roje në këtë shkollë. Vajza e mitur ka treguar se si çdo ditë sipas policisë shkon nën shoqërinë e shoqeve dhe se ajo nuk qëndron asnjëherë e pashoqëruar.
Ditën që ajo denoncon se dikush tentoi ta përdhunojë në korridoret e shkollës, vajza kujton se ka pasur probleme të fikëti.
“Po ngjisja shkallët e vetme dhe teksa po ngjisja shkallët në katin e dytë kam ndjerë një person nga prapa që më kapi nga dora e majtë dhe më pas më bllokoi gojën që mos të bërtisja. Ky person më tërhoqi aty te shkallët në një klasë që është përshtatur si magazinë”, mësohet se ka dëshmuar në polici vajza.
“Në një moment më tërhoqi nga vetja dhe më tha ‘a më..’ dhe ka nxjerrë nga xhepi një prezervativ të hapur. Bërtita dhe e qëllova dhe aty atij personit të panjohur që është moshë e re i ra prezervativi nga dora”, vijon në denoncim e mitura.
Ky person sipas nxënëses ishte diku i moshës nga 16 deri në 17 vjeç dhe në kokë mbante kapuçin e trikos, kishte flokë të shkurtra dhe si shenjë dalluese kishte një të gërvishtur mbi vetullën e djathtë.
“Vrapova dhe ika për të takuar drejtoreshën, e gjeta te salla e kompjuterëve dhe i tregova çfarë më kishte ngjarë”, rrëfehet në polici e mitura.
Drejtoresha e ka pyetur për ngjarjen dhe ka kërkuar që nxënësja ta çojë poshtë shkallëve.
“Zbritëm dhe aty ishte dhe një dru, drejtoresha i pyeti ca djem të vegjël mos kishin parë një djalë më të rritur, me kostum tutash të zi dhe ata i thanë që sapo kishte ikur me biçikletë. Të gjithë e morën me shaka, përfshi edhe drejtoreshën”, këmbëngul e mitura pranë policisë.
Vajza thotë se i kërkoi drejtoreshës të njoftojë mamanë e saj, por ajo nuk e kreu këtë veprim. Rrugën e kthimit fëmija e ka bërë me shoqet dhe të njëjtën problem ajo ua ka treguar edhe bashkëmoshatareve që kanë reaguar duke e quajtur të pabesueshme.
Fëmija i thotë policisë se nuk ndjeu asnjë mbështetje nga mësueset dhe drejtoresha. Policia thotë se ka shkuar menjëherë në vendin që përshkruhet nga e mitura dhe ashtu siç ajo ka rrëfyer, aty është një derë prej druri.
“Ajo është e përshtatur si magazinë, ka tavolina, karrige, sobë druri”, përshkruan policia. Por e para që u pyet nga policia është drejtoresha tha një burim policor, e cila këmbëngul se sendet ishin të palëvizura dhe se e vlerësoi në kohën e duhur ankesën e vajzës.
“Nuk pashë asnjë person aty brenda, e hapa derën menjëherë” thotë drejtoresha A.D që sipas policisë dyshohet për moskallëzim krimi.
Por gruaja këmbëngul nga ana e saj se ngjarja mund të jetë e sajuar nga vajza për t’u hakmarrë ndaj saj, duke qenë se e ëma ka qenë kunata e drejtoreshës. Policia po vijon marrjen në pyetje të nxënësve dhe të personave të tjerë në zonë për të sqaruar se çfarë ndodhi realisht brenda ambienteve të shkollës./BE
Fraksion.com