AktualitetBota+Të fundit

Kryebashkiaku i Odesës: 8 të vdekur nga sulmet me raketa ruse në Ukrainën jugore

Kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadii Trukhanov, tha në një deklaratë në Telegram se gjithsej tetë persona u vranë në qytetin port pas sulmeve me raketa ruse.

“Pas shpinës sime është ajo që rusët e quajnë një objektiv ushtarak,” tha ai. “Një ndërtesë banimi që ata për disa arsye e quajnë objekt ushtarak. Tetë njerëz vdiqën. Një fëmijë tre muajsh është në mesin e tyre. Ajo ende nuk e kishte parë jetën. Ju [rusët] jeni përbindësh, digjeni në ferr.”

Në një deklaratë të veçantë, autoritetet lokale thanë se puna e shpëtimit ishte ende duke u zhvilluar në një ndërtesë banimi të dëmtuar. Gjithsej 86 persona u evakuuan dhe rrënojat ende po çmontoheshin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë shtypi 18 ose 20 persona ishin lënduar në sulm.

 

Fraksion.com