AktualitetRajoniTë fundit

1 viktimë nga tërmeti 5.7 Rihter që goditi Bosnjen; Dhjetëra të lënduar. U ndje në gjithë Ballkanin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Bosnje-Herzegovinën mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:07 minuta. Qendra Sizmiologjike Mesdhetare Europiane bëri të ditur se epiqendra e ishte në qytetin e Stolacit. Pas tij janë regjistruar edhe  30 tërmete të tjera me intensitet më të ulët.

Autoritetet boshnjake raportuan se një 28-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies së një guri në shtëpinë e saj. Nga kjo ngjarje janë plagosur edhe motra e saj sëbashku me prindërit.

Me qindra familje kanë braktisur banesat e tyre pasi tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Disa godina dhe banesa kanë pësuar të çarë të mureve.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Slloveni dhe deri në Itali.

Në vendin tonë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja u ndje kryesisht në zonën e ultësirës Perëndimore nga Shkodra në Tiranë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

 

Fraksion.com