AktualitetBota+Të fundit

Gjermania premton më shumë ndihmë për Ukrainën; Baerbock përjashton “armëpushimin me çdo çmim”

Gjermania do t’i japë Ukrainës një ndihmë prej 37 milionë eurosh (40.12 milionë dollarë) për rindërtim, tha të premten Ministria Federale e vendit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Njoftimi erdhi pasi Ministrja e Jashtme e vendit Annalena Baerbock tha se një përfundim i hershëm i luftës nuk ka gjasa.

Nuk mund të ketë një armëpushim me asnjë çmim”, tha Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi në Vilnius me homologun e saj lituanez Gabrielius Landsbergis.

Baerbock vazhdoi duke thënë se një “paqe diktatoriale” me presidentin rus Vladimir Putin nuk do të pranohet.

Stephanie von Ehrlich, një zëdhënëse e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tha për CNN se 37 milionë euro do të shkojnë për nisma të ndryshme:

Rreth 22.5 milionë euro për rindërtimin e rrjetit elektrik
14.4 milionë euro për rindërtimin e shtëpive për ukrainasit e zhvendosur
2 milionë euro pajisje mjekësore
“Ministria ime ka rialokuar fondet për këtë nëpërmjet një programi emergjence,” tha ministrja gjermane e zhvillimit Svenja Schulze në një deklaratë me shkrim të marrë nga CNN.

Schulze tha se rindërtimi i Ukrainës do të kërkojë solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar. “Banka Botërore u themelua dikur për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Në të ardhmen, ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndihmën për rindërtimin e Ukrainës,” shtoi ajo.

 

Fraksion.com