‘Egërsohet’ deti i Vlorës: Era e fortë shkul dhjetëra pisha
Kushtet atmosferike e kanë rënduar motin në qytetin e Vlorës ditën e sotme, ku era e fuqishme me shpejtësi deri 30m/s ka krijuar probleme të shumta.
Kjo ka sjellë pezullim të lundrimit detar të të gjitha anijeve si të vogla ashtu dhe atyre të mallrave.
Ndërkohë jo vetëm deti është i “egërsuar” por era ka dëmtuat me dhjetëra pisha në pyllin e sodës ku disa prej tyre kanë bllokuar dhe rrugën pasi nga fuqia e erës janë shkulur duke bllokuar aksin rrugor që lidhe fshatin Nartë me pjesën e fshatit Zvërnec.
Fraksion.com