Berisha: Nuk do e bojkotojmë procesin e zgjedhjes së presidentit, do jemi në parlament për të votuar kundër
Ish kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se nuk do e bojkotojnë procesin, por do të jenë në parlament për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga PS.
“Nuk bëhet fjalë që do të bojkotojmë procesin. Ne do të jemi në parlament. Ka idera që u shprehën dje se mund të paraqesim një kandidat tonin. Nuk më duket racionale për faktin se kur nuk ke votat, nuk e di çfarë figure bën, por do të jemi aty për të votuar kundër kandidatit. Pyetja e dytë, e vërteta është se ka disa kritikë për ato ndryshime.
Nuk do isha dakord që mosdakordësia për zgjedhjen e presidentit të çojë vendin në zgjedhje. Ne jemi republikë parlamentare dhe zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet përveç krizave duhet të zhvillohen çdo 4 vjet”, tha Berisha.
Ditën e djeshme, Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse mazhoranca do kishte një kandidat për President që do i bindte plotësisht, do e kishin bërë publik pa pyetur opozitën, por i kërkoi të japin kontributin e tyre ‘nëse duan’.
Ndërsa Berisha i ktheu përgjigje duke e quajtur procesin për përzgjedhjen presidentit të ri, jashtë çdo standardi dhe mafioz, ndërsa theksoi se nuk do të propozohet asnjë kandidat.
Fraksion.com