Berisha: Edi Rama është padroni i kreut të grupit parlamentar të PD
Për ish-kryeministrin Sali Berisha Alibeaj ishte ai që e pengoi dje Berishën të fliste në foltore me urdhër të Edi Ramës, që sipas Berishës është padroni i kreut të grupit parlamentar të PD.
“Nxorën më vrap veglën e tyre, një akti të turpshëm që quhet opozitar, të bllokojë foltoren që unë të mos flas. Kush ndërhyri? Ju e patë. Ndërhyri Taulant Beko. Rregullorja është e qartë që fjala I takon atij që kërkon replikë. Pra Sali Berishës. Por për të mbrojtur padronin e tij, Edi Ramën, duhet ta merrte ai fjalën. Taulant Balla shkoi deri aty sa kërkoi 5 minuta pushim. Kjo nuk ishte hera e parë”, tha Berisha.
Fraksion.com