AktualitetBota+Të fundit

“Askush nuk mund t’i rezistonte kurrë klithmave”; Shqiptari ‘hero’ shpëton jetën e një foshnje

Një shqiptar është kthyer në hero pasi shpëtoi jetën e një foshnje 4 muajsh. Tomorr Buzi ishte në me gruan dhe vajzat kur dëgjoi një grua që po bërtiste me të madhe duke kërkuar ndihmë.

Ai pa që foshnja e saj qante pasi kishte rënë në ujërat e ftohta të liqenit Braies dhe vrapoi për ta shpëtuar.

“Askush nuk mund t’i rezistonte kurrë klithmave të një gruaje që kërkon ndihmë, aq më pak të një foshnje. Është aq i vogël dhe i pafuqishëm. Kur e pashë, instikti më çoi që ta shpëtoja menjëherë. Është çështje sekondash dhe nuk mendon asgjë tjetër. Në atë moment, misioni im ishte ta shpëtoja”, tha Buzi, i cili banon në Romano.

Buzi harroi se çfarë kishte veshur dhe që në xhep kishte telefonin e portofolin. I pushtuar nga emocionet e momentin, nxitoi që ta ndihmonte.

“Gruaja dhe vajzat e mia kishin frikë, unë jo. Kurrë nuk kam pasur frikë për jetën time. Ai fëmijë ishte në rrezik, ndërsa familja ime ishte e sigurt dhe kjo mjaftoi që të shkoja tek i vogli”, tregoi ai.

Disa ditë pas kësaj ngjarje, thotë se është krenar për veprimin e tij dhe thotë se gruaja e vajzat janë të lumtura për atë që bëri.

 

Fraksion.com