AktualitetEkonomiTë fundit

ARRSH: Hapet sot kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve

Në kantierin e punimeve tek ish-sheshi “Shqiponja” ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve), ndërsa mbrëmjen e sotme do të hapet dhe kryqëzimi nën regjimin e semaforëve, duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero.

Lajmi u bë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Sot në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, bëri të ditur ARRSH.

Projekti i nënkalimit tek “Shqiponja” është një zgjidhje teknike për qarkullimin e automjeteve në këtë segment tepër të ngarkuar, në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin urban të Tiranës.

 

Fraksion.com