Zëvendëskryeministrja ukrainase: Një tjetër shkëmbim i të burgosurve Rusi-Ukrainë
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha të enjten se një tjetër shkëmbim i të burgosurve kishte ndodhur midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Sot po kthejmë në shtëpi 19 persona, duke përfshirë 10 ushtarakë (përfshirë 2 oficerë) dhe nëntë civilë”, tha ajo. “Kësaj radhe ka të plagosur në mesin e të liruarve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pas kësaj ata do të mund të marrin mjekim të plotë dhe t’i nënshtrohen rehabilitimit.”
Fraksion.com