AktualitetBota+Të fundit

Zelensky thotë se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë ndihmë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj ndihmë financiare për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta.

Në një fjalim virtual në një forum të Bankës Botërore, Zelenksy tha gjithashtu se do të duheshin “qindra miliarda dollarë” për të rindërtuar vendin e tij më vonë.

Ai tha se çdo vend duhet të jetë i përgatitur të prishë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë dhe se Moska duhet “menjëherë” të përjashtohet nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN-në dhe Bankën Botërore.

Zelensky vazhdoi më tej se Rusia “po përdorte metoda agresive në tregjet botërore ndërsa luftonte këtë luftë” dhe këto institucione nuk ishin vend për ta.

Zelensky e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se shpresonte se takimi i radhës do të zhvillohej në një nga qytetet në Ukrainë që ishte rindërtuar me mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore.

 

Fraksion.com