AktualitetPolitikëTë fundit

“Videon do e hedh në Tik-Tok”, Rama ‘sfidon’ Tabakun: Sapo të kthehem në shtëpi do pi nga çezma, nëse më pret, jam i gatshëm që…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD Jorida Tabaku, pas akuzave të saj për ujin e pijshëm në Tiranë. Teksa Tabaku tha se askush nu ke pi ujin e çezmës dhe i kujtoi kryebashkiakut Erion Veliaj premtimin, Rama ka marrë fjalën dhe nga foltorja hodhi një sfidë për deputeten e PD.

Ai tha se me t’u kthyer në shtëpi do pijë ujë nga çezma dhe mund të shkojë dhe në shtëpinë e Tabakut për të pirë ujë atje nëse ajo e pret.

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës që askush nuk e pi nga çezma sepse mund të helmohet, meqë si dëshmitar i zonjës Tabaku e ndiej për detyrë që sot me t’u kthyer në shtëpi të pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm që dhe nëse znj. Tabaku më pret të shkoj dhe në shtëpinë e saj të pi ujë nga çezma dhe natyrisht do ta bëj video dhe do ta hedh jo në ‘Twitter’, do ta hedh në ‘Tik Tok’”, tha Rama.

 

Fraksion.com