“Rama i kërkon Tabakut t’i shkojë në shtëpi”: Do bëj video në tik-tok
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku e cila foli për cilësinë e ujit të pijshëm.
Duke u shprehur në mënyrë ironike, ai i kërkoi Tabakut të shkonte në shtëpinë e saj sepse do vinte të pinte ujë nga çezma, duke shtuar se do bënte dhe video për në Tik-Tok.
“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës, e ndjej për detyrë sot me t’u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, tha Rama
Fraksion.com