“Proces mafioz i zarfave sekrete”; Debati i fortë në grupin e PD, zbardhet sherri Alibeaj-Berisha
Diskutimet mbi Presidentin në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD janë ‘zëvendësuar’ sërish nga problemet e brendshme të kësaj partie që kanë marrë fokusin kryesor të diskutimeve mëngjesin e sotëm.
Debate të ashpra në mbledhjen e grupit të PD-së mes kreut të grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i zgjedhur i Taulant Ballës dhe jo i grupit parlamentar dhe mbahet peng.
Berisha- Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga grupi parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës. Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfave sekrete.
Alibeaj-Berishës: Peng je ti!
Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Berisha – Aliabeaj: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Berisha: Kemi të bëjmë me një nënshtrim të opozitës që zhvillohet me e-mail dhe zarfe sekrete, vendos turpin e vetë.
Është e tëra në funksion të Edi Ramës dhe ne të bëjmë se jemi pyetur. Ka rregull për të qenë opozitë e vërtetë dhe ka rregulla shumë të qarta. Kur ai deputetëve të vetë u fut zarfin sekret, një metodë mafioze, tipike, ne s’kemi punë me të. Cilido që mendon ndryshe bën lojën e tij. Ç’punë kemi ne? Po të hapte garë dhe t’u thoshte që opozita do ta ketë presidentin atëherë do të mblidhej me opozitarët e tjerë dhe do diskutonim nëse do e pranonim apo jo.
Në këtë mënyrë vetëm në shpellat e mafies veprohet kështu. Të kujton përrallat me sumbulla të sheikëve të sulltanëve. Po përdhoset institucioni i Presidencës dhe i shqiptarëve. Nuk ke besimin në asnjë hap të PD. Je në funksion të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Fraksion.com