AktualitetEkonomiTë fundit

“Paratë e emigrantëve”; Tendencat e reja migratore po rrisin prurjet e emigrantëve

Në vitin 2021, emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, dërguan te të afërmit në Shqipëri 761 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, me një rritje prej 13% në raport me 2020-n dhe 9% me 2019-n. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2009.

Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë, agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, thotë se kjo rritje lidhet me rikthimin e trendeve migratore të shqiptarëve drejt vendeve të zhvilluara në vitet e fundit si dhe komisionet e ulëta dhe të favorshme të transfertave të parave.

Një faktor tjetër që ka ndikuar ishte nevoja e shtuar për mbështetje financiare ndaj familjeve të tyre në Shqipëri gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Z. Çollaku shton se dërgesat e parave të emigrantëve, si mbështetje për të afërmit në vendet e origjinës, janë mesatarisht rreth 250 euro për transaksion.

Krahas kanaleve tradicionale nga Italia dhe Greqia, vitet e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme në vëllimin e transfertave hyrëse nga vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Austria, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja etj.

Në vitet e fundit është vënë sërish re një rritje e prurjeve të remitancave në vend. Si e shpjegoni ju këtë tendencë?

Të dhënat operacionale të UFT tregojnë se gjatë viteve të fundit, fluksi i dërgesave/remitancave në drejtim të Shqipërisë ka njohur rritje të rëndësishme dhe rezultatet vjetore të viteve të fundit kanë tejkaluar edhe pritshmëritë tona paraprake.

Gjithashtu, të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë në këtë periudhë konfirmojnë ecurinë pozitive të këtyre trendeve. Në opinionin tim janë një numër faktorësh që kanë çuar në këtë tendencë të remitancave.

Një nga arsyet kryesore patjetër ka të bëjë me rikthimin e trendeve migratore të shqiptarëve drejt vendeve të zhvilluara në vitet e fundit, gjë që ka ndikuar në rifreskimin e diasporës shqiptare në vendet perëndimore dhe rrjedhimisht ka reflektuar në një efekt pozitiv në flukset e remitancave në Shqipëri.

Nevoja e shtuar për mbështetje financiare ndaj familjeve të tyre në Shqipëri gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, këto dy vitet e fundit ka qenë një nga arsyet e rritjes së fluksit të remitancave në vend!

Kjo tendencë gjatë pandemisë çoi në reduktimin e përdorimit të kanaleve informale, si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve mes shteteve, duke sjellë rritje të ndjeshme të kanalizimit të remitancave nga rrugët joformale në ato formale/zyrtare tek i gjithë rrjeti i operatorëve financiarë në vend.

Gjatë periudhës së pandemisë, transfertat online shënuan rritje eksponenciale, duke ndikuar direkt në rritjen e volumit të transfertave drejt Shqipërisë. Kjo u favorizua, padyshim, edhe nga tarifat shumë të ulëta të ofruara në shërbimet online të operatorëve të transfertave të parave.

Ajo që kemi konstatuar gjatë viteve të fundit është rritja e ndjeshme e mënyrës së transferimit të parave, duke përdorur kanalet online dhe ruajtja e niveleve të transaksioneve që kryhen në agjenci fizike. WESTERN UNION prej vitesh ka hedhur në treg shërbimin e transfertave online të parave, duke mundësuar dërgesat e parave me tarifa shumë të ulëta, pa pasur nevojën e pranisë fizike, gjë që ka sjellë rritjen e volumeve të transfertave.

Gjithashtu aplikohen nivele mjaft ekonomike tarifash edhe për transaksionet që kryhen në rrjetin fizik të agjencive Western Union, duke bërë të mundur ofrimin e shërbimit për një pjesë shumë të madhe të klientelës, që ndihet komode me këtë mënyrë shërbimi.

Prania fizike në Shqipëri, me një rrjet tejet të gjerë pikash shërbimi, duke mbuluar edhe zonat më rurale, si dhe ofrimi i një shërbimi cilësor, ka ndikuar në aksesin edhe më të gjerë të popullsisë në shërbimet financiare, duke ndikuar pozitivisht automatikisht edhe në flukset e remitancave.

Si kanë ndryshuar vendet e origjinës së dërgimit të parave vitet e fundit. Cilat shtete mbajnë peshën kryesore dhe cilat janë tendencat e reja?

Italia dhe Greqia kanë qenë dhe mbeten shtetet që mbajnë peshën kryesore të volumit të remitancave të dërguara drejt Shqipërisë. Trendet e reja migratore drejt vendeve të tjera të zhvilluara në vitet e fundit, konfirmuar këto edhe nga burimet zyrtare të vendeve pritëse, kanë çuar në rritjen e ndjeshme të volumit të remitancave nga këto vende dhe rrjedhimisht, edhe rritjen e peshës specifike të tyre në totalin e remitancave të dërguara në Shqipëri.

Këtu mund të përmend rritjen e konsiderueshme në vëllimin e transfertave hyrëse nga vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Austria, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja etj.

Dërgesa mesatare

Dërgesat e parave të emigrantëve si mbështetje për të afërmit në vendet e origjinës karakterizohen nga një vlerë mesatare e ulët, të cilat, p.sh., te shërbimi i Western Union, janë në nivelin mesatar të 250 eurove për transaksion

Sa është shuma mesatare që dërgohet në Shqipëri dhe si varion ajo mes shteteve?

Aktiviteti kryesor i shoqërive të transfertave të shpejta të parave mbështetet te remitancat, pra dërgesat e parave të emigrantëve si mbështetje për të afërmit në vendet e origjinës. Kjo kategori transfertash karakterizohet nga një vlerë mesatare e ulët, të cilat, p.sh. te shërbimi i Western Union, janë në nivelin mesatar të 250 eurove për transaksion. Këto nivele janë të ngjashme për korridoret kryesore prej nga nisen remitancat drejt Shqipërisë!

Sa variojnë komisionet për dërgimin e parave, si luhaten në varësi të shumave dhe si kanë ndryshuar vitet e fundit?

Referuar faktit që dërgesat e parave në shoqëritë e transfertave janë në nivelet e mësipërme –  mesatarisht 250 euro për transaksion, për shuma të tilla, komisionet e shoqërive të transfertave të parave janë shumë më ekonomike krahasuar me kanale të tjera të dërgimit të parave si p.sh., bankat e nivelit të dytë.

Kjo evidentohet lehtësisht si për kanalet retail të dërgimit të parave, ashtu dhe ato online, të cilat, sikurse e ceka edhe më sipër, janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Nëpërmjet shërbimit të transfertave online të parave, tarifat e transfertave të ofruara nga shoqëritë e transfertave janë edhe më të ulëta dhe transaksionet kryhen pa pasur nevojë për të shkuar në një pikë fizike.

Si shembull, po përmend faktin që sot mund të transferohen para nga Italia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera ku janë vendosur emigrantët shqiptarë, nëpërmjet aplikacionit online të WESTERN UNION, WU.com, duke filluar nga vetëm 1 euro dhe me komision maksimal 4.9 euro për dërgesat deri në 4,000 euro, ose nëpërmjet rrjetit të agjencive Western Union, duke nisur nga vetëm 2.9 euro për transaksion.

Kjo tregon realisht avantazhin e padiskutueshëm të këtij shërbimi për kategorinë e transfertave të remitancave. Prej vitesh këto nivele komisionesh aplikohen gjerësisht në vendet ku janë vendosur emigrantët shqiptarë, duke ofruar edhe më shumë mundësi për të qenë më pranë familjeve dhe duke i mbështetur ato në mënyrë të rregullt dhe/ose në rast nevoje.

Kostot e transaksioneve

Nëpërmjet shërbimit të transfertave online të parave, tarifat e transfertave të ofruara nga shoqëritë e transfertave janë edhe më të ulëta dhe transaksionet kryhen pa pasur nevojë për të shkuar në një pike fizike.

Si shembull, po përmend faktin që sot mund të transferohen para nga Italia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera ku janë vendosur emigrantët shqiptarë, nëpërmjet aplikacionit online të WESTERN UNION, WU.com, duke filluar nga vetëm 1 euro dhe me komision maksimal 4.9 euro për dërgesat deri në 4,000 euro, ose nëpërmjet rrjetit të agjencive Western Union, duke nisur nga vetëm 2.9 euro për transaksion/Monitor

 

Fraksion.com