AktualitetPolitikëTë fundit

“Me Saliun s’kemi punë”; Rama: Për ne është i vdekur! Nëse e zgjidhni në krye të PD, ndërpresim marrëdhëniet

PS nuk do të negociojë me Berishën për Presidentin e ri, e madje nëse PD e zgjedh në krye të saj, do të ndërpresë cdo marrëdhënie me të.

“Dy gjëra të jenë të qarta me Saliun nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur, politikisht dhe institucionalisht. Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin në mes të shpisë ne mos na ngatërroni dhe ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj, apo PD nëse bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur ne me PD do ndërpresim cdo marrëdhënie.” tha Rama.

 

Fraksion.com