Julian Assange: Ekstradimi në SHBA duket i pashmangshëm
Ekstradimi i themeluesit të WikiLeaks, që publikoi raporte për krime të dyshuara lufte të SHBA-së, duket i pashmangshëm.
Precedent i tmerrshëm për gazetarinë investigative
Edhe organizata Reporterët pa Kufi, e cila lufton për lirinë e shtypit dhe të informacionit në mbarë botën, është skeptike. Meqenëse ishte ministrja e Brendshme britanike e cila mundësoi fillimisht procesin e ekstradimit, “ne nuk shohim shumë mundësi që ajo të vendosë kundër ekstradimit,” tha për DW, Lisa-Maria Kretschmer, referente për politikën në seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi.
Lisa-Maria Kretschmer thotë se ekstradimi i Assange do të përbënte një “precedent absolutisht të tmerrshëm” për gazetarinë investigative. Si pasojë çdo gazetar që punon për zbardhjen e krimeve të luftës, shkruan për çështje të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete mund të përballet me të njëjtin fat si Assange.
Nëse australiani do të gjykohet para një gjykate amerikane, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm, sepse masa e dënimi mund të jetë deri në 175 vjet./dw
Fraksion.com