AktualitetPolitikëTë fundit

“Ishte keqkuptim”, Berisha mediave për debatin me Alibeajn: Dëgjova që emri im ishte lakuar dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar për mediat debatin që pati me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit.

“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë s’ka skandal më të madh”, tha Berisha.

Besiha Shtyn

Ish kryeministri Berisha u përfshi në një incident sot në Kuvend kur ka shtyrë kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn për ti marrë fjalën në foltore.

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse Sali Berisha vendoset në krye të PD, PS do ndërpresë çdo marrëdhënie, duke e konsideruar të vdekur, ky i fundit ka kërkuar fjalën, ndërsa në radhë për në foltore ishte Enkeljed Alibeaj. Berisha e ka marrë me forcë vendin në foltore duke detyruar Alibeajn të kthehet sërish në vendin e tij.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikollai ka paralajmëruar Berishën se do marrë masë disiplinore për këtë veprim.

 

Fraksion.com