“I përjashtoi Basha”, Vokshi kërkon të rikthehen 5 deputetët: Ja përgjigjja e Alibeajt
Pak para se të nisë seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i grupit të PD, Enkeljejd Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje me deputetët.
Njëra prej tyre, më konkretisht Albana Vokshi ka kërkuar nga Alibeaj që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Por, sipas kryetarit të komanduar të PD-së, këto janë vendime të marra nga organi i partisë, që nuk mund të zhbëhen nga ai.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.
Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur:
“Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”.
Kujtojmë se kur Lulzim Basha drejtonte ende Partinë Demokratike, i dorëzoi Kuvendit vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Luan Baçit dhe Edmond Spahos.
Vendimi ndaj tyre u mor pas protestës së 8 janarit, ku anëtarët e Rithemelimit zhvilluan një manifestim para selisë së PD.
Fraksion.com