AktualitetEkonomiTë fundit

10 mënyra si u pastruan para në Shqipëri në vitin 2021, nga ndërtimi te mjekësia

Pastrimi i parave ka mbetur problematik edhe gjatë vitit të shkuar, ku numri i raportimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ishte në rritje.

Gjatë vitit 2021, ajo që bie në sy është rritja e numrit të tipologjive sesi bëhet ky pastrim parash në ekonomi ku DPPPP ka arritur të sjellë disa modele në bazë të rasteve të hasura konkretisht. Në raportin vjetor të vitit të shkuar, DPPPP ka sqaruar se janë në total 10 tipologji dhe emrat e bizneseve apo personave të vendosur në këto tipologji janë fiktivë.

Më poshtë po sjellim këto tipologji për të cilat drejtoria sqaron se janë tipologji të rasteve të dërguara në organet ligj zbatuese dhe perfshijne sektore si ndertimi, subjekte ne fushen e mjekesise, informatikes perfshirje te grupeve kriminale apo politikes. “Në kuadër të paraqitjes së këtyre tipologjive, parashtrojmë se emrat e përdorur janë fiktivë dhe nuk lidhen me emra personash apo subjektesh konkret” thuhet në raport.

Transaksione nga persona të përfshirë në grup kriminal

Shtetasi A shtetas shqiptar, është kthyer në Shqipëri pas një qëndrimi të gjatë në një shtet të Amerikës së Jugut, për të cilin kishte të dhëna se ishte i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.

Ky shtetas regjistroi në Shqipëri, shoqërinë tregtare ‘DEF’ me fushë veprimtarie ‘import – eksport të mallrave të ndryshëm’ duke deklaruar se mallrat do të importoheshin nga vendi ku kishte qëndruar prej shumë vitesh.

Për zhvillimin e kësaj veprimtarie tregtare shtetasi A mori hua shumën prej 300,000 EUR nga shtetasi B, për të cilin u zbuluan gjetje negative për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.

Nga verifikimet e kryera shtetasi A kishte lidhur disa kontrata për investime në pasuri të paluajtshme dhe një marrëveshje ndërmjetësimi me shtetasen X, për shitjet e pasurive të paluajtshme të kësaj të fundit, ku shtetasi A do të përfitonte në shumë të konsiderueshme fondesh, nga roli i tij si ndërmjetës.

Në lidhje me shtetasen X rezultoi të jetë bashkëshortja e shtetasit të quajtur Y, ku për këtë të fundit disponohen të dhëna për përfshirje në veprimtari kriminale.

Nga analiza e veprimtarisë së shtetase X u konstatuan disa anomali si vijon:

Shtetasja X rezulton se ka kryer disa transaksione të njëpasnjëshme të shit-blerjes së pasurive të paluajtshme, kundrejt palëve për të cilët ka dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale;

Përfshirja e personave me precedentë penalë në shoqëri ndërtimi

Shtetasja A, në vitin 2016 ka regjistruar një shoqëri ndërtimi ‘Beta’ shpk si ortake e vetme. Kjo shoqëri në vitin 2019 ka fituar lejen për ndërtimin e një kompleksi në një zonë bregdetare në vendin tonë.

Nga verifikime e kryera rezultoi se shtetasja A, është motra e shtetasit B i cili është akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nga analiza e aktivitetit të shoqërisë u konstatua se gjatë tre viteve kjo shoqëri kishte deklaruar fitime minimale ose humbje financiare pranë organeve tatimore.

Për realizimin e ndërtimeve shoqëria ‘Beta’ shpk fillimisht lidhi një marrëveshje financimi me shoqërinë ‘Alpha’ në vlerën 2.000.000 EUR. Bazuar në kontratën e financimit u transferuan nga shoqëria ‘Alpha’ tek shoqëria ‘Beta’ shpk, 20% e vlerës (pra 400.000 EUR), të cilat u përdorën për pagesa të kontratave të shërbimit të lidhura në funksion të ndërtimit që do realizonte. Një muaj pas nënshkrimit, marrëveshja u revokua nga të dyja palët.

Nga verifikimet e mëtejshme, shoqëria ‘Beta’ shpk ka marrë financime dhe hua të dyshimta nga palë të treta si vijon:

Fondet e dhëna hua (prej 800.000 EUR) nga shtetasi ‘X’ ishin përfituar nga shitja e dy pasurive të

paluajtshme tek blerësja ‘Y’, bashkëshorte e një personi me precedentë kriminal. Në lidhje me shtetasin ‘X’ u zbuluan se kishte lidhje të ngushta miqësore me shtetasin B (vëllai i ortakes së vetme të shoqërisë ‘Beta’ shpk) i dyshuar se është pronari dhe financuesi real i shoqërisë së ndërtimit.

Të gjitha këto fonde (3.2 milion EUR) u përdorën nga ‘Beta’ shpk për pagesë takash të lidhura me procesin e ndërtimit.

Hua dhe sponsorizime të dyshimta nga një PEP

 Në gusht 2021, shtetasi A me profil biznesmen, i dha hua shumën 70.000 USD një funksionari shtetëror shtetasit B, i cili e ka garantuar shlyerjen e huasë me hipotekimin e një pasurie të paluajtshme të llojit truall në pronësi të tij. Në burime të hapura informacioni ka të dhëna se shtetasi A është arrestuar disa vite më parë i akuzuar për vepra penale në fushën fiskale. Gjithashtu u konstatua një lidhje indirekte (konflikt interesi) ndërmjet objektit të veprimtarisë së subjektit tregtar të shtetasit A dhe fushës së veprimtarisë së

institucionit ku ushtron detyrën shtetasi B.

Në shtator 2021, shtetasi B i ka tërhequr cash fondet e marra hua (70.000 USD) nga llogaria e tij bankare dhe ia ka dhënë cash (dorazi) një të afërmit të tij pensionist, shtetasit X në formë mbështetje financiare. Ky i fundit, brenda të njëjtës ditë i ka depozituar fondet në llogarinë bankare të një shoqërie ndërtimi me të cilën disa muaj më parë, shtetasi X kishte lidhur një kontratë porosie me qëllim blerjen e një njësie tregtare në Tiranë. Vlera e kontratës është 150.000 USD dhe palët kanë rënë dakord që pagesa e vlerës totale të pasurisë të bëhej me këste.

Blerje pasurish të paluajtshme nën vlerë dhe rivlerësim brenda një kohe të shkurtër

Në shkurt 2021, shtetasi A (i cili zotëron një biznes të llojit person fizik) ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 1,500 m2 , me çmim 30,000 USD. Dy muaj më pas, shtetasi ka bërë fillimisht rivlerësimin e pronës2  në vlerën 240,000 USD dhe më pas ia ka shitur truallin një biznesmeni që operon në fushën e ndërtimit me të njëjtin çmim (240,000 USD).

Pra brenda 2 muajsh, pronën e blerë për vetëm 30,000 USD e ka shitur me një çmim tetë herë më të lartë, ndërkohë që nga verifikimet e kryera nuk rezultoi që mbi këtë truall të ishte realizuar investim, i cili mund të kishte rritur vlerën e pasurisë.

Gjithashtu në vijim, në prill 2021 shtetasi A mori hua 80,000 EUR nga shtetasi B (i angazhuar në aktivitet privat në fushën e shërbimeve), me qëllim blerjen e një pasurie të luajtshme (automjet). Shtetasi B i ka gjeneruar fondet e dhëna hua nga shitja e një pasurie të paluajtshme të llojit ‘tokë arë me sipërfaqe 30,000 m2 , tek blerësi shtetasi C (biznesmen në fushën e ndërtimit) me çmim 150,000 EUR. Pas marrjes së huasë,shtetasi A ka blerë një autoveturë me çmim 80,000 EUR tek shtetasi C dhe disa ditë më vonë ia ka shiturmjetin shtetasit B, tek i cili u financua më herët me hua.

Nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë:

Rast mashtrimi financiar kryer nga një subjekt juridik

Kompania ‘X’ është regjistruar në vendin tonë në mars 2021, nga shtetasit e huaj A dhe B (që zotërojnë nga 50% të kuotave) dhe objekti i saj i veprimtarisë konsiston në ofrimin e shërbimeve në fushën e informatikës.

Disa ditë mbas themelimit të saj, shoqëria ka çelur llogari në 4 banka tregtare që operojnë në vendin tonë. Nga analizimi i aktivitetit bankar të shoqërisë, u evidentuan disa transferta në mbërritje me anomali dhe jo në përputhje me profilin e aktivitetit të shoqërisë.

Këto transferta të dërguara nga shtete të ndryshme të Evropës si Kroaci, Rumani, Bullgari, Qipro, Austri, Poloni, Gjermani, Danimarkë, Francë, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar etj.

Nga verifikimet të mëtejshme, shoqëria ‘X’ nuk rezultoi të kishte deklaruar aktivitet gjatë kësaj periudhe.

Mbështetur në sa më sipër, u kryen kërkime të tjera, nga të cilat rezultoi se:

Përdorimi i personave të tretë për investime në fushën e ndërtimit

Shtetasi A i cili për një periudhë të gjatë kohore prej rreth tetë vitesh ishte i punësuar me detyrë magazinier me një pagë minimale në një subjekt tregtar u përfshi si ortak në dy kompani në fushën e ndërtimit.

Konkretisht ky shtetas në vitin 2018 bleu 50% të kuotave të shoqërisë ‘X’ në vlerë 900.000 EUR duke

deklaruar se pagesa do të realizohej nga fitimet e ardhshme të shoqërisë ku kishte bleu aksionet. Në lidhje me profilin e shoqërisë X rezulton të jetë e njohur në tregun vendas prej 20 vitesh me deklarime të larta fitimesh.

Një vit më vonë shtetasi A bleu 100 % të kuotave në një shoqëri tjetër ndërtimi ‘Y’, në vlerë 150.000 EUR.

Pak muaj para blerjes së kuotave nga shtetasi A, kjo shoqëri (‘Y’) kishte fituar leje për ndërtimin e një

kompleksi pallatesh edhe pse në vitet e fundit kishte deklaruar humbje financiare.

Pas blerjes së kuotave të shoqërive të ndërtimit u vu re se ky shtetas përfitonte paga gjithmonë e më të larta nga shoqëritë X dhe Y që arrinin deri në 10.000 EUR në muaj edhe pse shoqëria e dytë (‘Y’) vazhdonte të deklaronte humbje.

Nga ana tjetër përveç investimeve në biznese, shtetasi A së bashku me

bashkëshorten e tij shtetasen B gjatë një periudhe prej dy vjeçare, investuan në pasuri të paluajtshme (njësi, truall, vilë) shumën prej 3 milion EUR, nga të cilat një pjesë e mbuluar me kredi bankare.

rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Këmbimi i pasurive dhe përdorimi i dyshimtë i kredive

Në vitin 2021 shtetasja A (bashkëjetuese e shtetasit B) dhe shtetasi B (ish PEP) kanë lidhur një kontratë noteriale me një kompani ndërtimi për shkëmbim të 2 pasurive të paluajtshme të llojit apartament në emër të përbashkët të tyre me një vilë në një kompleks ndërtimor në një zonë të njohur rezidenciale.

Apartamentet (sipërfaqe totale prej 130 m2 ) me të cilat u këmbyen ndodheshin në një zonë periferike të blera dy vite më parë ndërsa shtetasi B ishte ende në detyrë. Vlera e deklaruar e blerjes së tyre ishte 80,000 GBP, ku 80% e shumës e financuar me kredi bankare dhe pjesa tjetër nga kursimet. Pas blerjes apartamentet u rivlerësuan me vlerë tregu 110.000 GBP.

Në kuadër të këtij shkëmbimi pasurish midis shtetasve A, B dhe shoqërisë së ndërtimit ishte rënë dakord që do të paguhej vlera shtesë prej 120.000 GBP, e cila do të mbulohej me marrjen e një kredie bankare me këst mujor 1.000 GBP.

Ndërkohë vila e përfituar nga këmbimi me një sipërfaqe 350 m2 u vendos kolateral në funksion të marrjes së kredisë së re dhe u vlerësua sipas çmimit të tregut 400.000 GBP.

Nga verifikimet e kryera mbi burimin e fondeve të tyre, u vunë re rënie të ardhurave personale dh

e të aktivitetit tregtar të bashkëjetueses së shtetasit B.

Investim në vlerë të lartë në pasuri të paluajtshme në mënyrë jo të drejtpërdrejt

Shtetasja X e moshës 80 vjeç në cilësinë e palës blerëse ka nënshkruar, një kontratë për blerje pasurie të

paluajtshme në vlerën 2.000.000 EUR. Nga verifikimet e kryera shtetasja X rezultoi të ishte e afërmja e shtetasit Y-ish funksionar i lartë publik (PEP).

Në lidhje me mënyrën e pagesës rezultoi se, çmimi total i blerjes do të mbulohej nga shoqëria ‘DX’ e cila nga ana e saj për pagimin e kësaj vlere, kishte marrë kredi pranë bankës ‘AEF’.

Në marrëveshjen midis palëve, pas shlyerjes së plotë të detyrimit, shtetasja X do të kryente më tej procedurat për kalimin e pronësisë në favor të shoqërisë ‘DX’.

Nga verifikime të mëtejshme të kryera rezultoi se ortak në shoqërinë ‘DX’ ishte një shtetas i quajtur F, për të cilin rezultonte i regjistruar një procedim penal, si dhe indicie negative në burimet e hapura për veprimtari kriminale. Indiciet e administruara nga burimet e hapura, tregonin për lidhje midis shtetasit F dhe ish-funksionarit Y, përforcuar dhe nga një kontratë huaje e

lidhur paraprakisht përmes dy shoqërive (shoqëria ‘EX’ e shtetasit F dhe shoqëria ‘LM’ të shtetasit Y) të zotëruara prej tyre .

rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Transaksione të dyshimta nga subjekte juridike në fushën e mjekësisë

Shtetasi X djali i shtetasit Y ish PEP, në vitin 2016 ka themeluar në një nga vendet e rajonit shoqërinë“Alpha” me objekt veprimtarie: “Tregti e pajisjeve”. Që në ditët e para të themelimit shoqëria “Alpha” lidhi një kontratë me objekt “Shitjen e pajisjeve” në vlerën 2.000.000 USD me Laboratorin Mjekësor “AB” që operonte në të njëjtin shtet me shoqërinë “Alpha”.

Në marrëveshje midis palëve u ra dakord që pagesa të kryhej me këste duke aplikuar normë interesi dhe duke bërë që vlera totale që duhej paguar nga Laboratori Mjekësor “AB” kundrejt shoqërisë “Alpha” të ishte 4.000.000 USD, pra 2 fish i vlerës së pajisjeve.

Gjatë një periudhe kohore prej 6 vitesh shoqëria “Alpha” ka përfituar në kuadër të kësaj kontrate, nëpërmjet transfertave të shumta mujore të gjithë shumën 4.000.000 USD. Vlera e përfituar është përdorur për transferta drejt:

Nga verifikimet rezulton se shoqëria “Alpha”, nuk ka kryer asnjë import për pajisjet e shituara dhe nga librat e shitblerjes rezulton që produktet të jenë bler ë në vlerë totale 2.000.000 USD nga dy subjektet si më poshtë:

Investime në pasuri nga PEP me vlerë të deklaruar nën çmim tregu

Shtetasja X ka ushtruar detyrën si PEP në fushën e drejtësisë për një periudhë të gjatë kohore. Në lidhje me këtë shtetase nga burime të hapura rezultonin të dhëna për veprimtari të mundshme korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga ana jonë u kryen verifikime të mëtejshme në lidhje me të dhe familjarët e saj nga sa rezultoi se:

Gjithashtu bashkëshorti i shtetases X, gjatë këtyre viteve kishte kryer investime në disa pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke) të blera fillimisht me vlerë të ulët krahasuar me çmimin e tregut për të lidhur më pas kontrata sipërmarrje për kryerjen e ndërtimeve rezidenciale, nga e cila do të përfitonin 50% të sipërfaqes së ndërtimit.

Nga verifikimi për bizneset e deklaruara rezultoi se bashkëshorti i saj kishte regjistruar dy subjekte tregtare të llojit ‘Person fizik’’, në të cilat herë pas here kryheshin investime/rregullime të për zgjerim aktiviteti. Për bizneset janë deklaruar fitime vjetore në vlera që variojnë nga 400.000 LEK deri në 2.000.000 LEK. Në llogaritë e këtyre bizneseve nuk ka qarkullime fondesh të tilla për të justifikuar aktivitetin e tyre./Monitor

 

Fraksion.com