AktualitetEkonomiTë fundit

Rindërtimi: 60 milionë dollarë shtesë për riparimet në Durrës

Për riparimin e ndërtesave në Durrës, ku pasojat e tërmetit të fortë të 26 nëntorit 2019 ishin më të rënda, nevojiten edhe 60 milionë dollarë.

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj njëherësh edhe ministër Shteti për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, deklaroi sot se vetëm në Durrës kërkohen 60 milionë dollarë për të mbyllur edhe të gjitha rikonstruksionet.

“Ne vazhdojmë financimin dhe rikonstruksionin e Kavajës dhe të Durrësit. Vetëm në Durrës bashkia pas vlerësimeve të Institutit të Ndërtimit ka kërkuar edhe 60 milionë dollarë për të mbyllur edhe të gjitha rikonstruksionet. Sot kemi marrë vendim edhe për shkollat. Pasi kemi zgjidhur problematikat në qytete të mëdha po vazhdojmë edhe me shkolla më të vogla. Procesi i rindërtimit tashmë është në fazë shumë të avancuar”, tha ai pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas Ahmetajt, pjesa më e madhe e rindërtimit, kryesisht banesat individuale, pallateve dhe shkollave, mbaron në vjeshtë të këtij viti, ndërsa punimet do të vijojnë në ndërtesat publike dhe në sitin e Kombinatit.

 

Fraksion.com