Bum arrestimesh në Korçë: 101 të proceduar për trafik droge, lëshohen 31 masa arresti
Disa persona janë arrestuar këtë mëngjes në Korçë në një operacion anri drogë.
Mësohet se është sekuestruar një sasi lënde narkotike, para, celularë dhe mjete të tjera ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia. Operacioni është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Korçë por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli. Policia ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe ka nisur hetimin ndaj 101 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e narkotikëve.
Fraksion.com