AktualitetBota+Të fundit

Zbardhet grabitja e postës në Kamzë

Elis Suçi, është i dyshuar si autor i grabitjes me armë të rreth 100 mijë lekëve në filialin e postës shqiptare, një ditë më parë në Kamzë. Në pamjet e zbuluara menjëherë pas grabitjes, se 31-vjeçari që ende nuk është arrestuar nga policia, mban në kokë kapele dhe maskë anti-Covid për t’u mos identifikuar.

Megjithatë ai nuk ka mundur t’i shpëtojë kamerave të sigurisë në Bulevardin Blu teksa largohet me paratë e grabitura. Krahas pamjeve filmike, Suçi i cili dyshohet se është dhe organizator i grabitjes, u implikua në ngjarje dhe shoku i tij, Algert Kurti tashmë i arrestuar nga policia si i bashkëautor. 20-vjeçari është banor i zonës ku ndodhej dhe filiali i postës çka i dha mundësi atij për t’u larguar më shpejtësi nga vendngjarja.

Përpara hetuesve i riu rrëfeu se grabitjen e kreu shoku i tij Elis Suçi, ndërsa ai qëndroi në ambientet e jashtme të postës. Sipas tij paratë e grabitura janë marrë nga 31-vjeçari dhe ai thjesht ka patur dijeni për ngjarjen.

Elis Suçi është një emër i njohur për policinë pasi më herët ka qenë i dënuar për vjedhje. Në mars të këtij viti teksa policia ishte vënë në ndjekje të tij, ai hapi zjarr në drejtim të uniformave çka i dha mundësinë për t’u larguar. Fatmirësisht në atë kohë nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

 

Fraksion.com