“Të ka vënë Rakipi të lavdërosh Rakipin”; Rama nga Kamza ironi me demokratët: Në zgjedhje do rriheni prapë, i kam merak…
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kamëz ku dha çelësat për 112 apartamente të reja të bllokut të parë në Valias, për banorët që humbën strehën nga terri i tërmetit.
Ai nuk i la mënjanë ironitë (duke qenë se Kamza konsiderohet një bastion i të djathtës) duke u shprehur se kjo nuk bëhet për zgjedhje pasi mbaruan dhe u rrahën ndërsa shton se i ka merak demokratët e Kamzës.
Rama: Do vijë edhe ajo ditë që turistët do vijnë në Kamëz, imagjinoni çfarë u ka bërë Partia Socialiste. Por ju vazhdoni votoni Partinë Demokratike. Për ne ju nuk jeni të ndarë.
Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë. Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.
(Ndërhyn një qytetar)
Janë mësuar që flasin dhe thotë e kam këtu fjalën. Ty të ka vënë Rakipi të lavdërosh Rakipin. Ti s’je i PD-së. Më vjen keq se je në minorancë këtu. Për demokratët është kjo që po them. Siç e dini dhe ju, ne demokratët e Kamzës i kemi shumë merak. Edhe për pjesën tjetër, se mirë këto godinat janë pjesë e programit të rindërtimit, ndërkohë që kjo qeveri e poshtër vijon t’ju paguajë dritat. Diferenca e çmimit që qeveria paguan është më e madhe se vetë çmimi që ju paguani. Kjo nuk bëhet me asnjë dallim. Duam që të gjithë të ndihemi bashkë, qoftë me marrjen e një mbështetje. Ne i kemi merak demokratët e Kamzës. Mos shkoni në protestat, s’keni punë në gjykatat e Parisit. Rroftë PD-ja. Tani që na la kemi nostalgji.
Fraksion.com