Sergei Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë,
Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
I pyetur për këtë çështje në një intervistë me kanalin televiziv India Today, Lavrov thotë: “Vetëm armët konvencionale”.
Në fillim të luftës, Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë, dhe një numër figurash të qeverisë ruse kanë sinjalizuar se vendi do të ishte i gatshëm t’i përdorte ato në rrethana të caktuara.
Lavrov thotë gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme nga ushtria ukrainase.
“Operacioni në lindje të Ukrainës synon, siç u njoftua që në fillim, të çlirojë plotësisht republikat [të vetëshpallura] Donetsk dhe Luhansk. Dhe ky operacion do të vazhdojë,” thotë ai.
“Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”.
Fraksion.com