AktualitetPolitikëTë fundit

Sazan Guri tregon si mori vendimin për të kandiduar për President: Isha vetëm me ndihmësin në zyrë, s’ka ndonjë shkollë të madhe, por…

Ambientalisti Sazan Guri ka thënë se ai i plotëson të gjitha kriteret për t’u zgjedhur President i vendit, teksa u kujdes të theksonte se ai nuk ka asnjë porosi nga partitë apo bizneset. Madje ai sqaroi se vendimin për të vetëshpallur kandidaturën për President e kishte marrë duke u konsultuar vetëm më një person ndihmës që kishte në zyrë, për të cilin u shpreh se nuk as arsimim të lartë.

“Unë nuk jam pa këmbë në tokë, nuk kam porosi nga partitë as nga bizneset. Vendimin e mora vetëm me një person ndihmës që ishte prezent në zyrë, nuk është kushedi me ndonjë shkollë të madhe, me të mesme është, por më rri afër e kam si ndihmës dhe me atë isha vetëm”, tha ai.

 

Fraksion.com