AktualitetPolitikëTë fundit

PS: Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit është personale

Partia Socialiste ka marrë vendimin për të mos përjashtuar Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar i Socialistëve, ndonëse babai i tij Aqif Rakipi është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde te dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shtetet e Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, mësohet të ketë thënë kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla në mbledhje.

Pas shpalljes ‘Non Grata’ të PS-së vetë deputeti Rakipi u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Nga Foltorja e Kuvendit, ai tha se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Akuzat nuk i kurseu as për Lulzim Bashën, të cilin thotë se ka hedhur baltë mbi figurën e babait të tij, pikërisht se nuk mundi të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve. Orlando Rakipi e quajti Bashën, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar në politikë.

Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi u shpall ‘Non Grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa i janë bllokuar të gjitha pronat në SHBA.  Aqif Rakipi akuzohet nga SHBA si person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Për DASH dhe Departamentin e Thesarit sjellje të tilla korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

 

Fraksion.com