AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme

Konflikti në Partinë Demokratike ka lodhur aleatët opozitar, të cilët vendosën të hedhin një hap përpara në procesin e zgjedhjes së Presidentit duke propozuar një formulë gjithëpërfshirëse për negociatat.

“E para, opozita ka detyrimin për të ofruar një proces konsensual. Për këtë ka të nevojshme pavarësisht se përfaqësohet në grupe parlamentare të ndryshme, të negociojë si një trup e vetme.”

Por, personi i vetëm që sipas procesit duhet të përfaqësojë Partinë Demokratike në tryezën e dialogut nuk u duk aq i qartë.

Do jetë grupi parlamentar i PD që do mbajë qëndrimin e vet për gjithcka mbi procesin, mbi produktin, mbi kriteret edhe për gjithcka tjetër”

Socialsitët të cilët i kanë mbyllur derën Sali Berishës lene një shteg hapur vetem për grupet parlamentare që njihen nga Kuvendi.

“Besoj e shpresoj që me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës do të dakordësojmë ditën e nesërme kalendarin. Ne kemi propozuar që data 29 prill të jetë data e mundshme e mbledhjes së Konferencës së kryetarëve, sic i jemi drejtuar kryetares së Kuvendit.”

Pas ftesës për takim, në rresht njeri pas tjetrit socialistët shkruan mbi nje zarf 3 propozimet e tyre per presidentin e ri. Qershia mbi torte e procesit socialist ishte Ornaldo Rakipi. Edhe pse Taulant Balla siguroi se partia socialiste nuk mban standarte te dyfishta për non gratat, Ornaldo, i biri i Aqif Rakipit që u fut ne listën e zezë të amerikaneve depozitoi tre propozimet e tij per kreun e shtetit.

 

Fraksion.dom