AktualitetPolitikëTë fundit

‘Non Grata’ e babait nga SHBA: PS vendos sot për ‘fatin’ e Ornaldo Rakipit

Partia Socialiste pritet të mbledhë grupin parlamentar ku do të vendosë për fatin Orlando Rakipit dhe qëndrimin që do të mbajnë  socialistët pas shpalljes së babait të tij ‘Non Grata’ nga DASH, vetëm pak ditë më parë.

Pas shpalljes ‘Non Grata’ të PS-së vetëm deputeti Orlando Rakipi, i biri i Aqif Rakipit, u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. nga Foltorja e Kuvendit, ku tha se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Akuzat nuk i kurseu as për Lulzim Bashën, të cilin thotë se ka hedhur baltë mbi figurën e babait të tij, pikërisht se nuk mundi të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve. Orlando Rakipi e quajti Bashën, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar në politikë.

Pas shpalljes ‘Non Grata’ të PS-së vetëm deputeti Orlando Rakipi, i biri i Aqif Rakipit, u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u shpallën ‘Non Grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

 

Fraksion.com