Life StyleTë fundit

Moderatorja shqiptare martohet ligjërisht me partnerin

Moderatorja Fiori Dardha është martuar ligjërisht me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani. Moderatorja dhe regjisori mbajtën një dasëm madhështore disa vite më parë, por nuk ishin të martuar ligjërisht. Sot, ata kanë lidhur kurorë përgjithmonë me njër-tjetrin.

Fiori ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë. Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi feston 50-vjetorin e lindjes. Në një intervistë që dha në vitin 2017 për Rudinën, Fiori tregoi dhe arsyen se pse nuk ishin celebruar.

“Herën e parë ishte kur lindi Abeli, Nardi shkon për ta regjistruar dhe nuk e regjistron dot në lagjen e tij sepse nuk ishim të martuar. Shkuam për t’u martuar dhe kërkonte një kohë prej dy javësh që të shpallej martesa dhe të kryhej celebrimi.

Nuk na priste koha sepse duhej regjistruar djali dhe e lamë. Këtë radhë shkova për të kërkuar për t’u martuar dhe më tha se je shumë vonë, sepse në datën 9 mars ku do të martohesh, nuk e bën dot sepse duhet shpallur dy javë përpara. Dhe e kemi lëmë celebrimin.”, tha asokohe moderatorja.

 

Fraksion.com