Kim në takim me kreun e ri të KLP: SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e ri të KLP, Fredi Balla.
Duke uruar suksese në detyrën e tij të re, ajo shtoi se me rëndësi është që ky organi i drejtësisë të bëjë punën me integritet dhe transparencë për të siguruara standarde të larta. Kim shtoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.
“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që HPC të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.”, shkruan ajo.
Fraksion.com