AktualitetLife StyleTë fundit

Këmisha e hapur e Macron që ‘çmendi’ rrjetin! Tërheqje apo tregues force? Pse politikanët në botë tregojnë gjoksin?

Një moment relaksi i kandidatit për president në Francë, Emmanuel Macron, me një këmishë të zbërthyer dhe një buzëqeshje, është bërë viral duke “ndezur” rrjetin dhe vajzat.

Publikimi i kësaj fotografie, në llogarinë e saj në Instagram u interpretua nga shumë njerëz si një përpjekje e stafit të presidentit për të tërhequr votues të rinj.

Mundësia e vaksinimit

Fushata e vaksinimit rezultoi një mundësi e “perfekte” për të gjitha politikanët…të zbërthenin këmishat.

Disa prej tyre u ndjen aq rehat, sa nuk nguruan të dilnin edhe gjymsë të zhveshur.

Njeri prej tyre ishte edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili duket mjaft i reklaksuar dhe aspak i “turpëruar”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky e çoi një hap më tej, duke e hequr tërësisht këmishen e tij.

Mësimi i parë

A ka ndonjë simbolikë të fshehur politike? Vladimir Putin është i famshëm për prirjen e tij të përjetshme për të treguar gjoksin e tij të depiluar, zakonisht pranë një kali ose një tigri, buzë lumit ose gjetkë.

Matteo Salvini, politikani italian i eksekstremit të djathtë, ka pozuar gjysmë i zhveshur në shtratin e tij, duke sfiduar formën e tij jo aq ideale dhe duke u dukur jashtëzakonisht krenar për të.

Dr. Luke Cooper, autor i një libri mbi të drejtën evropiane të titulluar Infektimi autoritar, thotë:

Pyetja është pse këta liderë shpesh e shohin këtë përfaqësim seksual shumë mashkullor politikisht të dobishëm.? Përgjigja më e mirë që kam dëgjuar është se maskiliteti nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin mbi gratë, por edhe me transmetimin e fuqisë së tyre  te burrat e tjerë.

A mendoni që një gjë e tillë funskionon?

Në rastin e Emanuel Macron, kjo do të duket shumë shpejt, të dielën e ardhshme. Pasi do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit. Macron apo Le Pen?

 

Fraksion.com