AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

“Fiksimi” për të mbajtur mjekër; Imazhi i ri i socialistëve, si deputetët po kopjojnë Ramën

Moda e meshkujve me mjekër, duket se ka “infektuar” edhe politikën shqiptare, specifikisht Partinë Socialiste.

Panorama Plus ka bërë një përmbledhje të politikanëve të cilët kanë zgjedhur të kenë pjesë të portretit të tyre, një detaj të tillë, duke marrë spunto nga ish-ministri Blendi Klosi, i cili kohët e fundit ka ndryshuar look.

Edi Rama

Ndonëse disi i thinjur, duhet thënë se kjo pamje e re e tij është shumë stil, duke e plotësuar imazhin e tij. Por duket se meshkujt e PS e kanë frymëzimin e tyre kur vjen puna tek mjekra. Kryeministri Rama mund të themi se identifikohet me mjekrën e tij, (duke mos përfshirë këtu stilin ‘avangardë’ të veshjes).

Prej thuajse një jete kreu i qeverisë shfaqet me mjekër, shpesh më të gjatë, e herë më të shkurtër. Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, të shumtë ishin ata që e krahasuan imazhin e tij me mjekër të rritur, si një tentativë për t’i përngjarë ‘babait të kombit” Ismail Qemalit.

 

 

Erion Braçe

Por teksa ne nuk e dimë nëse Rama është frymëzuar nga Qemali, ajo që dimë me siguri është që deputetë, të rinj apo të vjetër, frymëzohen nga kryetari i tyre për këtë ndryshim në look. Erion Braçe herë pas herë shfaqet në publik me mjekër.

Veç stilit të tij, disi më sport, deputeti shpesh vjen i transformuar, teksa mjekra, duhet thënë jo e thinjur vihet në pah.

Toni Gogu

Nuk mund të linim këtu pa përmendur edhe pastorin e PS. Toni Gogu duket si tjetër personazh, teksa pas mjekrës së gjatë, vendos ta heq fare atë. Veç se duket vite më i vogël, duket edhe një persona krejt i ndryshëm.

Eduart Shalsi

Të ndalojmë pak tek Eduart Shalsi, që veç ndryshimeve në flokë, ka ndryshuar edhe shpeshherë mjekrën. Pasi eksperimentoi disa herë me gjatësinë e mjekrës, ai u kthye në ‘bazë’, duke hequr dorë fare prej mjekrës, por jo nga flokët pak më të gjatë se zakonisht. Nëse na pyesni ne, më mirë të qëndronte tek mjekra.

Bled Çuçi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trendin e mjekrës së gjatë e kemi ndeshur shpesh edhe tek Ministri i Brendshëm. Bled Çuçi mund të ndryshojë modelin, gjatësinë, por mjekra është një ndër tiparet e tij më dalluese.

Florenc Spaho

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Duket se trendit nuk i kanë shpëtuar as deputetët e rinj. Emra, që janë futur rishtazi në Parlament, menjëherë e kanë ‘përqafuar’ trendin e kryeministrit, duke ardhur me një look të ri. Një ndër ta është edhe Florenc Spaho, që në imazhin e tij ka një përzierje mes mustaqeve dhe mjekrës minimaliste.

Ervin Bushati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe ish-deputeti i PS është shfaqur gjithnjë i kujdesshëm me mjekrën e tij. Ervin Bushati për shumë kohë është shfaqur me modele të mjekrës, derisa hoqi dorë fare nga kjo modë, të paktën për pak kohë. Këta janë vetëm disa prej deputetëve që identifikohen me mjekrën e tyre, por natyrisht që lista vijon me emra dhe modele të tjerë.

 

Fraksion.com