AktualitetBota+Të fundit

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia përfundoi rigrupimin e trupave për të nisur ofensivën në Ukrainën lindore

Forcat ruse kanë përfunduar rigrupimin e trupave për të nisur një ofensivë në Ukrainën lindore, tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

“Forcimi i grupit sulmues po ndodh për shkak të transferimit të njësive shtesë ruse. Luftimet më intensive po zhvillohen në rajonet Slobozhansky dhe Donetsk,” tha koloneli Oleksandr Motuzyanyk gjatë një konference për shtyp.

“Rusia po përgatitet për një ofensivë në Ukrainën lindore për të vendosur kontroll të plotë mbi territorin e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk dhe për të siguruar stabilitetin” e korridorit tokësor me Krimenën, tha Motuzyanyk.

Ai shtoi se forcat ukrainase morën disa vendbanime nga forcat ruse rreth qytetit të Izyum në rajonin e Kharkiv.

Zëdhënësi tha se qyteti i Izyum dhe zonat përreth janë vendet me përqendrimin më të madh të njësive ruse.

“Nga ai vend ata do të përpiqen të zhvillojnë një ofensivë në lindje,” vazhdoi ai.

 

Fraksion.com