AktualitetPolitikëTë fundit

“Ja shikojeni vetë ku është katandisur”; Elena Kocaqi për presidente, Idajet Beqiri: Mjerë Shqipëria!

I ftuar në emisionin “Java në Dritare” ishte avokati Idajet Beqiri, i cili foli për presidentin e Republikës. Avokati u ndal tek mënyra si ka ndryshuar ky proces dhe çfarë cilësish duhet të ketë një kryetar shteti. Ai ndau mendimin e tij edhe për një sërë emrash që po diskutohen në media dhe rrjete sociale si dhe ndau gjithashtu emrat të cilët ai i mendonte si dinjitozë në këtë pozicion.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të fillonte më herët. Në aspektin që t’u jepet kohë shqiptarëve që të japin kontributin tyre sado të vogël në përzgjedhjen e tij. Deri para vitit 2008 presidenti kishte fuqi kushtetuese, madje mund të shpërndante parlamentin. Por ndryshimet ne kodin zgjedhor pas vitit 2008 e shkatërruan këtë balancë. Fuqia e zgjedhjes kaloi nga populli tek kryetarët e dy partive kryesore. Maxhoranca i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. Problemi është çfarë presidenti do të zgjedhim. Tipi më i keq i presidentit që kemi pasur ka qënë Sali Berisha. Rëzoi gjithë institucionet e shtetit dhe bashkë me to edhe njerëzit që ishin aty. Personat që vendosi aty e shkatërruan drejtësinë e këtij vendi. nIshte Rexhep Mejdani që e bëri njerëzore presidencën dhe për këtë kemi nevojë. Një president me ide evropiane, i qetë, i matur, njerëzor dhe human. Të njëjtat cilësi morrëm edhe nga Alfred Moisiu. Të tjerët që pasuan e sidomos Ilir Meta janë turpi i një kryetari shteti. Kjo periudhë deri në korrik duhet të na shërbejë si një mënyrë për të zgjedhur një kryetar shteti dinjitoz.

I pyetur nëse kishte një emër në mendje që i plotësonte këto cilësi, ai tha se nuk kishte rëndësi edhe nëse del nga një forcë politike qoftë ajo edhe demokratike. Sipas avokatit rëndësi kishte të ishte një person që vendos interesin e vendit dhe shqiptarëve mbi atë personal dhe partiak. Ai u shpreh se ka Eemra ka plot në këtë vend që mund të jenë president e se edhe rrjetet sociale po zjejnë nga emrat.

-Sazan guri, Elena Kocaqi, Dritan Demiraj…

“Ja shikojeni vetë ku është katandisur situata. Jemi në një nivel që edhe për postin më të lartë siç është kryetari i shtetit katandiset për të kandiduar njerëz që as nuk duhet ta amrrin vetë guximin. Por e marrin sepse shohin kryetarin aktual. Niveli ka rënë aq poshtë sa për çdo lloj vetëshpallje, po ta shohësh me vëmendje kush janë të vetëshpallurit, populli shqiptar që e di çfarë duhet të përfaqësojë një kryetar shteti vë duart në kokë. Kjo e bën procesin qesharak”, u shpreh Beqiri.

Ai bëri dhe një apel për qytetarët të cilëve u kërkoi të tregohen të matur dhe intelektualët për të cilët tha se duhet të flasin pa drojë. Avokati u shpreh gjithashtu se në pozicionin e kryetarit të shtetit do të ishte më mirë të ishte një grua.

“Unë ju bëj një apel. E di që është e vështirë që të flasin intelektualët e këtij kombi, por duhet të mos kenë drojën të thonë mendimin e tyre. Po të ketë kandidatura si Pëllumb Xhufi, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj apo Etem Ruka ja vlen të diskutohet. Pse jo dhe Artan Fuga, është akademik. Unë mendoj se ka ardhur koha që ky vend të ketë një presidente. Faktor uniteti dhe gjenetike ka më tepër tek një grua. Mirësia e gruas dhe fakti që sjell jetë dhe e mbron atë e bën një grua më protektive ndaj popullit të vet. Këtë radhë lufta dhe diskutimet le të bëhen për të pasur në krye të shtetit një presidente femër, u shpreh Beqiri ndër të tjera për Dritare TV./M.K/dritare.net

 

Fraksion.com