AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon fotoalbumin e javës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një fotoalbum me takimet më të rëndësishme të zhvilluar gjatë kësaj jave.

Kryeministri Edi Rama e nisi javën me një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, ku gjithashtu u prit edhe nga zyrtarë të lartë.

Kryeministri u takua me Frank-Walter Steinmeier, presidentin e Gjermanisë dhe me Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit dhe më pas zhvilloi një takim kokë më kokë me Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Rama u prit gjithashtu gjatë kësaj vizite edhe nga kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey.

Një rast i veçantë në Berlin ishte kur u prit nga kryebashkiakja Franziska Giffey, Rama u ndalua nga një qytetar gjerman, i cili i kërkoi autograf.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe ambientet e Factory Berlin.

“Gati për të sjellë Factory Berlin në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në fotoalbum, kryeministri Rama pasqyroi edhe vizitën e tij në Azerbajxhan, me ftesë zyrtare të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në këtë vizitë Rama u prit në takim nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Kryeministri i Republikës së Azerbajxhanit, Ali Asadov si dhe zhvilloi takim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

Gjithashtu një tjetër moment i kësaj vizite ishin dhe homazhet që zhvilloi Kryeministri në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve.

Kryeministri Edi Rama e mbyll fotoalbumin e javës me pamje nga Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët në Kombinat, e cila rilindi pas rrënimit nga tërmeti.

Gjatë vizitës së tij në këtë Qendër Rama tha se, ky investim është një realitet i ri, me standardet më të mira për të vegjlit me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre të mrekullueshëm.

 

Fraksion.com