AktualitetTë fundit

Nxirret trupi i pajetë i 10-vjeçarit, FA kërkime prej 10 ditësh

Nxirret trupi i pajetë i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan, pas 10 ditësh kërkimesh nga polumbarët e Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes njofton se, “polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjeçar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë është nxjerrë sot”.

“Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem. Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MB.

 

Fraksion.com