AktualitetPolitikëTë fundit

Kishte votuar “pro” Alibeajt, pendohet deputeti: Krijon “ngërçe” që përkeqësojnë situatën

Pas Xhelal Mziut dhe Greta Bardelit, një tjetër deputet demokrat është penduar që ka votuar pro, platformën e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së.

Zef Hila thotë se platforma e Alibeajt lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.

“Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Hila bën me dije qëndrimin e tij përballë situatës në PD dhe nevojës për bashkimin e partisë. Ai ka renditur tre propozime:

1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.

2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.

3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

 

Fraksion.com