“Do të eliminohen të gjithë”; Rusia thotë se ka skaduar afati për ushtarët ukrainas në Mariupol
Ka skaduar ultimatumi i dhënë nga Rusia për ushtarët ukrainas në Mariupol.
Ka reaguar ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Sipas mediave të huaja autoritetet ruse kanë paralajmëruar vrasjen e ushtarëve që vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë rezistencë në qytetin e rrethuar në jugperëndim të Ukrainës, Mariupol.
Ndër të tjera ministria në deklaratën e saj ka thënë se ushtarëve ukrainas të rrethuar në një fabrikë gjigante çeliku në qytet u është kërkuar të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe të dorëzohen për të shpëtuar jetën e tyre.
Ministria pohoi gjithashtu edhe se sipas ushtarëve ukrainas që ishin dorëzuar më parë “ka deri në 400 mercenarë të huaj që iu bashkuan forcave ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut, duke përfshirë, tha, evropianë dhe kanadezë.
“Në rast të rezistencës së mëtejshme, të gjithë ata do të eliminohen,” tha ai.
Ministria e Mbrojtjes pretendoi se dhjetëra objekte ushtarake në Ukrainën lindore ishin shkatërruar në sulmet e fundit ruse. Këto përfshijnë depo karburanti dhe municionesh, tha ministria, rreth Severodonetsk, Kremmina dhe qytete të tjera në rajonet Luhansk dhe Donetsk.
Fraksion.com