AktualitetBota+Të fundit

Zgjat dorën në ajër, kush është ‘krijesa e padukshme’ që komunikonme Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka habitur opinionin të enjten, pasi mbaroi një fjalim për krizën e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të vendit.

Pasi mbaroi fjalën, 79-vjeçari u kthye anash dhe shtriu dorën si për t’u përshëndetur me ndonjë njeri.

Ky moment i çuditshëm po qarkullon në rrjet dhe shfaqet presidenti amerikan teksa i shtrin dorën për t’u përshëndetur ‘njeriut të padukshëm’, pasi pranë tij nuk ka asnjë person.

Pasi kuptoi se nuk kishte me kë të shtrëngonte duart, Biden ndaloi, pa përreth për një moment dhe më pas u largua nga skena.

Senatori Ted Cruz e ka shpërndarë këtë moment në “Twitter” dhe e ka shoqëruar me dy sy të çuditur.

Ndërkohë javën e kaluar, Biden dukej i çorientuar gjatë një ngjarje ku ish-presidenti, Barack Obama, vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi nda detyra.

 

Fraksion.com