Thirrja të ‘Të arrestohet Berisha”, Meta komenton deklaratën e Ramës nga Kongresi i PS
Presidenti Ilir Meta është treguar i rezervuar sa i takon komentit për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit bëri thirrje nga Kongresi i PS që SPAK të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se këto janë deklarata banale.
“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale, të cilat tregojnë ndonjë raport shumë të vjetër mes politikës dhe drejtësisë. Aq më tepër nga ajo politikë që do të sillte drejtësinë e re.
Mendoj se çdo politikan, kur ka fakte, kur ka akte, ku ka vepra konkrete, për shpërdorim detyre, ka mjafton dokumente e prova që provojnë abuzime në qeverisjen e vendit. Përpjekja për t’i vënë udhëzime nga kongresi i PS dhe se si duhet të bëjnë drejtësinë me regji, nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të shmangur drejtësinë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë që tregojnë integritetin dhe besueshmërinë.”, tha Meta.
Fraksion.com