AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama dhe Basha duan ta arrestojnë”; Berisha: SPAK-u pjellë e PS, armë e narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me komentet e bëra fillimisht nga Edi Rama në Kongresin e PS, se SPAK duhet të veprojë për arrestimin e tij për akuzat e SHBA-së. Thirrje që u pasua dje dhe nga ish kreu demokrat Lulzim Basha.

Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK-ut duke vlerësuar se është një vegël e socialistëve, ndërsa tha se Kongresi i PS i ngjante mbledhjes së një grupi mafioz.

“Në Kongres, Rama u tregoi shqiptarëve se SPAK-u i përket partisë. SPAK-u është vepër e PS, pjellë e saj.

Në diktaturë, institucionet, gjykatat, quheshin armë të partisë. Tani nuk është vegël e diktaturës, por armë e narkoshtetit.

Krahas kësaj, nëse në shpellat e mafies diku në fund të mbledhjes siç thonë romanet merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale, ngarkoi me detyrë “Skapin” e partisë, u tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com