AktualitetPolitikëTë fundit

“Platforma e Alibeajt”, Berisha: Është bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka nënvizuar se i ofroi Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt një ofertë për bashkimin, por që sipas tij u refuzua prej tyre.

Berisha e cilësoi Alibeajn si bashkëpunëtor të Ramës, ndërsa shtoi se kryetari i Partisë Demokratike është Komisioni i Rithemelimit, me votat e të gjithë anëtarëve, e jo ai.

“Edi Rama loz me fasadë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shtyrë tre muaj ose më shumë. Njeriun e parë që kam takuar, i kam shtrirë dorën, ka qenë kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë, por kjo aferë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj, jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama nëpërmjet Lulzim Bashës sic e shprehu vetë në Shkodër Basha, paditi PD në gjykatë. Më lejoni t’ju bëj me dije se padia e tij është nul për arsye se nuk kanë qenë palë.

Kodi i procedurës civile përcakton në mënyrë të qartë se kush mun të paraqesë ankim ndaj një vendimi gjykate. Veç kësaj Alibeaj nuk ka asnjë targer për të firmosur dokument, veçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar. Kryetari i PD dha dorëheqjen. Kryetari i PD aktual është Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolektiv kolegjial. Kjo do të thotë se firmat e të gjithë atyre së bashku. Askush tjetër s’mund të firmosë në emër të PD. Natyrisht me urdhër të Ramës institucionet janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye u detyrova t’i them Alibeajt se për ne ai nuk është më kryetar i grupit parlamentar. Ai ka paditur në kundërshtim me ligjet PD. A mund të paraqitet një platformë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës në aktet kundër PD? Kjo nuk ndodh. Së dyti, unë vlerësoj shumë qëndrimin e deputetëve të PD, për zhvillimet nga baza në qendër”, tha Berisha.

 

Fraksion.com