“Me mua nuk e tërheq dot opozitën zvarrë”, ish-kryeministri i prerë me Ramën: Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ‘zbërthyer’ sipas tij disa motive se çfarë ka kundërshtari i tij politik, Edi Rama me të.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama e sulmon, pasi me të nuk mund të bëjë pazare të pista.
“Mund të imagjinonte, të digjte në fjalët e inceneratorëve organizatën e kësaj afere (Rama). Këto ishin dy motivet të cilat e shtynë atë në ekstrem për të marrë një show të tillë të pazakontë, unik në Europën e sotme. Në garat e ardhshme, shqiptarët, do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.
Çfarë ka ai me Sali Berishën? Ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen edhe 3 disfatat suksesive pas vitit 2005.”, tha Berisha.
Fraksion.com