AktualitetPolitikëTë fundit

Kim: Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi përpjekje për të minuar Vetting-un

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se, ndërsa Reforma në Drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë Vetting-un.

“Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vetting-un”, theksoi Kim në një postim në Twitter.

“Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni”, tha Kim.

“Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Kim.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, theksoi Kim.

 

Fraksion.com