AktualitetBota+Të fundit

Donbasi, qendra e shkatërruar e Ukrainës për tetë vjet. Ja pse e dëshiron Putini

Donbasi, një rajon i shtrirë dhe i rrethuar,  zona që mbulon pjesën më të madhe të Ukrainës lindore, ka qenë vija e parë e konfliktit të vendit me Rusinë që nga viti 2014.

Por tani njerëzit e saj, tashmë të plagosur nga tetë vjet luftime, po përgatiten për një sulm edhe më intensiv. Një betejë e afërt për kontrollin e territorit pritet të përcaktojë pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin, pasi forcat e tij pësuan dështime të kushtueshme në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën qendrore dhe veriore.

Imazhet satelitore kanë treguar kolonat ushtarake ruse dhe njësitë e rifurnizuara që lëvizin drejt Donbasit për një ofensivë në shkallë të gjerë, dhe ministri i jashtëm i Ukrainës ka paralajmëruar botën për një betejë të afërt atje që do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore.

Një fitore ruse në rajon do të tmerronte Perëndimin, por mund të shpëtonte qëllimet e luftës të Putinit, ndërsa një disfatë mund të çimentonte pushtimin e tij si një dështim historik.

Sido që të jetë, është pothuajse e sigurt që do të shkatërrojë akoma më shumë rajonin e Donbasit, një vend historik dhe kulturor i rëndësishëm, afërsia e të cilit me Rusinë ka diktuar një pjesë të madhe të ekzistencës së saj të trazuar.

 

Fraksion.com